Prej 12 vitesh, makinat Google Street View kanë udhëtuar nëpër rrugët e globit me një kamër 360 gradëshe fiksuar mbi to dhe fotografuar çdo gjë që i dilte para.
Gjiganti i kërkimit ditën e Premte dha disa statistika të punës së bërë prej mëse 1 dekade duke zbuluar sasinë e madhe të fotografive dhe hartave akumuluar nga Google.
Kompania thotë se ka grumbulluar 16 milionë kilometra imazhe Street View. Për ta bënë në perspektivë i bie që ti sillemi globit 400 herë. Por kjo statistikë nuk e zbulon të gjithën.
Google Earth është platforma e kompanisë e cila ka krijuar imazhe satelitor të rezolucionit të lartë për 93 milionë metra katrorë sipërfaqe. Google thotë se ka krijuar hartat të cilat mbulojnë 98% të popullsisë së botës.
Google Street View është lançuar në 2007. Gjatë 2019-ës ka mbuluar me harta dhe Street View disa prej zonave më të vështira në Armeni, Bermuda, Liban, Mjanmar, Tonga, Zanzibar dhe Zimbabve. /PCWorld Albanian
Burimi: http://pcworld.al/