Ylli i YouTube PewDiePie tha se do të largohej për ca kohë nga platforma me arsyetimin se ndihet i lodhur.
Ylli 30-vjeçar Suedez emri i vërtetë i të cilit është Felix Kjellberg në një pikë konsiderohej si YouTuberi më i paguar në botë.
Kohët e fundit është vënë në shënjestër të kritikave dhe situatave kontroversa ku akuzohej për racizëm dhe anti-semitizëm.
Në fillim të 2019-ës PewDiePie, i cili ka 102 milionë ndjekës në YouTube, u parakalua nga kanalin më i madh i YouTube T-Series që sot numëron 121 milionë ndjekës.
Në 2017-ën Disney shkëputi bashkëpunimin me Kjellberg pasi disa video të tij përmbanin referenca naziste. Ai e pranoi se materiali ishte fyes dhe tha se nuk mbështet asnjë sjellje që nxit urrejtje.
Po atë vit ai u kritikua sepse ishte talluar me anë të një meme për trajtimin në spital të Demi Lovato e cila kishte kaluar një overdozë droge. /PCWorld Albanian
Burimi: http://pcworld.al/