Berisha është fisi më i vjetër shqiptar që dëshmon lidhjen dhe kontinuitetin iliro-arbëroro-shqiptar qysh nga Antika deri më sot. Rrënja e këtij emri është “ber”, “bar”, e cila rrjedh nga metateza e etnonimit “arb” (arban – fisi alban, shek. II);
Emër tjetër fisi
shqiptar që ka rrënjët tek ilirët është edhe “Kryeziu” dhe
“Kelmendi” që në fakt kanë të njëjtën rrënjë: “klea”,
“krea”, “krena”, “krye”.
KryeZi – është një
prurje nga “DioKlea” (ZioKlea – KryeZi), “DoKlea”,
“Dukla” (që tërheq shikimin e parë, e vënë në pah; e dukur, e dukt, e
vrenjtur, e bërë zi), “Zeta” (e zezë, e dukt); që dmth se Dukla dhe
Zeta janë hiç më pak se formacione iliro-arbërore;
Kel’men(d) – është
variant i evoluar i “KleMent” (KreaMent – “krye” dhe
“mend”);
Gjithashtu edhe
fiset tjera të mëdha shqiptare (si Gashi, Krasniqe, Shala, Kastrati etj.) kanë
shpjegim gjuhësor nga leksiku i shqipes, ndërkaq përhapja e tyre nuk ka asnjë
lidhje me veriun e thepisur të Shqipërisë por me profesionin.
Gash – është
varianti më i hershëm i evoluimit nga “castrum” (kastrum, kast, gast,
gasht, gash).
Krasniq (KrasNik)
– është metateze e kas(t)r(um) dhe antroponimit “Nikë” (Niqë);
Shalë – ka të bëjë
me profesionin e kalërimit (shalimit të kuajve), komunikimin-ndërlidhjen e kështjellave
dhe me ekspeditat kalorësiake të nisura nga kështjellat (kastrum);
Kastrat
(kastriot) – varianti me origjinal që ka mbërritur deri më sot e që na kujton kështjellat
e Antikës së vonë dhe Mesjetës së hershme (kastrum).
Që të gjitha këto
fise shqiptare, dhe të tjera, kanë të bëjnë me iliro-arbërorë të përqendruar në
kështjella (kastrum), qysh nga koha e Justinianit (shek. VI), për ruajtjen e
kufijve te Dardanisë dhe më gjerë të Perandorisë Bizantine nga barbarët.
Kjo edhe mund të
jetë arsyeja pse ilirët (por edhe trakët e maqedonët e vjetër) nuk përmendën më
qysh nga shek. VI deri në shek. XI, e që tani del në pah emri i unifikuar arban
– alvan (arvan, laban [Labëri, Llap], lavan, alban, alvan, valan [Valona,
Vlora], vla(h)an, vla(h)on, balan, baran, ravan, raban, rabanas, arban,
arbanas, arbanash, arbnesh…) të ndarë në fise, në fakt në profesione të ndryshme
të trashëguara prej kohësh.
Edhe etnonimet
bazë “arban” dhe “vla(h)”, me të gjitha variantet që kanë (prej tyre është edhe
etnonimi [h]alvan, [h]arvan, harvat, horvat, korvat, krovat, kroat), janë
dëshmi e profesioneve që kanë të bëjnë me fshatarësinë e lirë agrare-bujqësore
dhe blegtorale. Bujqësia dhe blegtoria janë dy profesione të lidhura shumë
ngushtë me njëra-tjetrën, të njohura shumë herët nga popullsia pellazgo-ilire
dhe normalisht të trashëguara deri tek arbërit dhe shqiptarët, e që domosdoshmërish
iu jep atyre atributin e popullsive jo-nomade dhe jo-shtegtuese por vendore dhe
autoktone. Prandaj emri i tyre (mesjetar) “arbanoi” dhe “vlahoi” kryesisht ka të
bëjë me profesionet e bujkut (ar’ban) dhe blegtorit (bari), si popullsi të
civilizuara dhe jo me profesionet e mbledhjes, gjuetisë, peshkimit, grabitjes që
i kishin barbarët endacakë. Më vonë, nga shfaqja e shtetit dhe pasurimi i
ekonomisë, iliro-arbërit marrin llagape të reja që sidomos në Mesjetë kthehen në
fise…
Se fiset e
lartcekura shqiptare kanë për fis të tyre amë “berishën”, respektivisht profesionin
që i lidhë më tokën (ar’ban) dhe jo shtegtimin, na e dëshmon edhe etnonimi
“vla(h)”. Rrënja e këtij emri nuk mund të shpjegohet ndryshe përveç kalkulimit
rreth metatezës së përzier greko-latine të etnonimit “arban” – “alvan” (arb,
alb, alv, lab, lav, vla, vlla[h]). Por historiografia përgjithësisht i njeh
vllahët si blegtorë, kalërues e endacakë me prejardhje trako-dake dhe me një
asimilim të fuqishëm në roman (latin). Edhe kjo e ka përgjigjen tek profesioni.
Duke qenë se trakët dhe dakët ishin përreth zonës së Danubit (përtej Dardanisë),
ata u rekrutuan shumë më herët (ndoshta nga koha e Dioklecianit, shek. III-IV)
si përgjegjës dhe ruajtës së zonës kufitare nga sulmet e pareshtura barbare.
Duke qenë se ata kaluan për gjenerata të tëra dhe disa shekuj në kampet e
ushtrisë romake, trakët u latinizuan por pa e humbur rrënjën e tyre të
pas-rekrutimit, respektivisht kthimit tek toka (vla) dhe bashkëdyzimit më kalërim.
Bile mendimi im është se vla(h)ët janë ata që iu dhanë emrin sllavëve (“s’lav”,
jo-vla[h], jo-lab, jo-lav, por s’llav) ashtu sikundër në mesjetën e vonë janë
pikërisht arbanët që këtyre sllavëve iu dhanë emrin “s’arban” (“s’arb”, jo-arbër,
jo-arban, jo-arb, por s’arb), duke i dalluar nga vetja e tyre…
Pra emri kombëtar
i shqiptarëve ka të bëjë me profesionin e tyre që lidhet ngushtë me tokën,
ndërsa emrat e mëvonshëm të fiseve nuk gjë tjetër veçse profesione të reja të
kohës por pa i ndarë nga rrënja e tyre albane, arbane, arbneshe e berishiane…
Ndërkaq, teza se
fiset tona në Kosovë e tutje janë produkt i shpërnguljes nga emrat e njëjtë toponomastikë
të Shqipërisë së sotme veriore, është më se e shpifur. Përkundrazi, restriksioni
i pjesshëm gjatë shekujve ka ndodhur nga viset më të largëta të Dardanisë në
drejtim të malësisë së Shqipërisë së sotme veriore dhe popullatat e vendosura
aty iu dhanë emrat e profesioneve që kishin. Ndryshe, s’ka se si të shpjegohet
uniteti më i madh dialektor në trevën e gjerë të Dardanisë, dhe nuk ka si të
arsyetohet diversiteti dialektor në trevën e ngushtë të Shqipërisë aktuale
veriore…
Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/