Burimet e sigurisë njoftojnë se të paktën 247 migrantë të parregullt janë ndaluar në pjesën veriperëndimore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në provincën Çanakkala, pjesëtarët e Komandës për siguri bregdetare ndaluan migrantët që tentonin të kalojnë në Greqi nga brigjet e Buruncu, Ahmetçe Altı, Babakale dhe Sivrice, thonë burimet, që kërkojnë të mbesin anonime shkaku i kufizimeve për prononcim për mediat.
Nga migrantët e ndaluar kishte shtetas të Afganistanit, Sirisë, Kongos, Irakut, Malit dhe Senegalit.
Pas kontrolleve mjekësore, migrantët u transportuan në Qendrën provinciale të refugjatëve.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vitin 2018 rreth 268 mijë migrantë të parregullt u ndaluan në Turqi.
Turqia ka qenë pika kyçe tranzitore për migrantët e parregullt që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.
Burimi: https://www.aa.com.tr/sq