Turqia lëshoi urdhër arreste për 133 të dyshuar të organizatës terroriste FETO në ushtri, 82 prej të cilëve ishin në detyrë aktive, bëri të ditur sot Zyra e Prokurorit Publik të Izmirit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hetimet e nisura për arrestimin e të dyshuarve të lidhur me FETO-n brenda Forcave të Armatosura Turke në Izmir janë duke u zhvilluar, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë.
Të dyshuarit përfshijnë tre kolonelë, pesë majorë, pesë kapitenë, 12 togerë të parë, 54 nënoficerë dhe tre rreshterë, të cilët ishin në detyrë aktive.
Prokuroria po ashtu ka lëshuar urdhër për arrestimin e 14 studentëve të dëbuar nga shkollat e mbyllura ushtarake, si dhe për dy kolonelë, dy nënkolonelë, tre kapitenë të cilët më nuk ishin në detyrë për shkak të pensionimit, dorëheqjes ose shkëputjes së kontratës.
Urdhër arresti u lëshua për 133 të dyshuar për kontakte të pretenduara me të ashtuquajturit “imamë të fshehtë”, anëtarë të moshuar të organizatës terroriste.
Forcat provinciale të sigurisë organizuan operacione të njëkohshme në 44 provinca, përfshirë Izmirin.
FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA Fetullah Gulen orkestruan përpjekjen e mposhtur për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, e cila la 251 njerëz të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.
Burimi: https://www.aa.com.tr/sq