Marco Mantovanelli, Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ka thënë se këto dy vende vazhdojnë të kenë rritje ekonomike.
“Rritja ekonomike është lajm i mirë. Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy venet që krahasuar me gjashtë muajt e kaluar vazhdojnë të kenë rritje, kurse vendet tjera të rajonit është ngadalësuar rritja”.
“Keni një diasporë të madhe që vazhdon ta mbështesë ekonominë e saj. Është rritje që bazohet te konsumi i familjeve, konsumi i qeverisë. Investimet po mungojnë. Rrethanat ndërkombëtare janë brengosëse, Brexit, tensionet ndërtregtare. Jemi të kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet ekonomia, por do të ishte më mirë të kishte investime pasi që do të ndikonin në hapje të vendeve të reja të punës”.
Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka folur edhe për iniciativën e “Mini-Shengenit” në mes të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Kam punuar edhe në Bosnjë dhe e si që çfarëdo iniciative rajonale gjeneron debat politik dhe ky është një rast i tillë. Do të doja të them se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për më shumë tregti, jo vetëm me Evropën dhe botën dhe këtu pengesë janë barrierat jotarifore”.
“Ato mund të eliminohen me marrëveshje të thjeshta mes këtyre vendeve. I lë anash elementet politike, aspektet ekonomie për shembjen e barrierave tregtare janë shumë me rëndësi. Në këtë rast Kosova është lënë jashtë që është problematike”.
Ai ka thënë se krijimi i një kontrolli të vetëm kufitar Kosovë-Shqipëri do të jetë në të mirën e të dyja vendeve.
POST.mk