Nga Bashkia e Cerrikut, ku u prezantua projekti “Iniciativa e zërave të rinj”, i financuar nga ambasada gjermane, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e shfrytëzoi për të komentuar qëndrimin refuzues të Francës për çeljen e negociatave, në Këshillin e Evropës. Zoti Balla u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur prioritetet e vendosura dhe qëndrimi i Francës është i pashpjegueshëm.”Komisioni Evropian rekomandoi në qershor të këtij viti që Shqipërisë t’i hapen bisedimet për anëtarësim, bazuar në një analizë faktike dhe shumë të detajuar lidhur me atë që Shqipëria ka realizuar në 5 prioritetet bazë, ndër të cilat padyshim guri i themelit mbetet reforma në drejtësi. Po kështu edhe Parlamenti Europian, 11 muaj më parë miratoi një rezolutë që vlerëson se Shqipëria i ka përmbushur kriteret” tha zoti Balla.
BURIMI: www.rtsh.al