Bruksel, 18 tetor 2019 (POST) – Presidenti i Francës, Emanuel Makron, në prononcimin e parë para opinionit, pas bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbrëmë paralajmëroi se anëtarësimi i plotë në BE, nuk duhet më të jetë politikë e vetme drejt shteteve fqinje të BE-së, duke e kontestuar për herë të parë çështjen e së ardhmes dhe perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, të dhënë në Selanik në vitin 2003.
“Biseduam për vizionin e çdonjërit prej ne për Evropën. Unë vlerësoj se zgjerimi është politikë e vetme drejt fqinjëve”, tha Makron, dhe shtoi se BE-ja nuk funksionon siç është tani.
Ai theksoi se me “këto shtete”, duhet të ekzistojnë “agjendë strategjike”, por se nuk është obligueshme që ato të jenë shtete të ardhshme të BE-së.
Makroni e përsëriti nevojën për reforma në procesin për negociata me shtetet kandidate dhe kërkoi që ky proces të jetë reversibil, gjegjësisht mund që ai të ndërpritet.
Presidenti i Francës, posaçërisht i përshëndeti përpjekjet e kryeministrit Zoran Zaev, për Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese.
“Këto ndryshime ishin pjesë e kërkesave të BE-së, por se më shumë shtete kanë rezerva, jo se nuk ka përparim, ai ekziston, por mes tjerash ka jokoherencë në raport me imigrimi dhe respektimin e rregullave të caktuara”, deklaroi Makron. oxh/