Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka thënë se festimet e lojtarëve të tij pas fitores kundër Kosovës janë normale, duke theksuar se ai feston edhe kur e mposht vëllain e vet.
Shqipëria U21 i ia shkaktoi humbjen e dytë radhazi
kombëtares motër U21 të Kosovës, duke ia vështirësuar punët për ta siguruar kualifikimin
në Kampionatin Evropian të vitit 2021, raporton Gazeta Express.
Goli i vonshëm i futbollistit të talentuar të Ballkanit,
Blendi Baftiu, nuk mundi t’ia parandalojë Kosovës disfatën në Grupin 3
kualifikues, pasi dy golat e Shaqir Tafës dhe Arbnor Mucollit i mjaftuan
Shqipërisë për ta arritur fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese të martën
në Elbasan.
Kuqezinjtë e merituan fitoren – të cilën po e kërkonin që
pesë ndeshje – sipas lojës që shfaqen në fushë – por festimi i tyre
në zhveshtore ishte habitës. Kjo për shkak se gjasat e kuqezinjve janë
pothuajse zero për kualifikim pas pesë ndeshjeve dhe me Kosovën në rrugë të
mirë për ta arritur kualifikimin.
Videon e publikoi Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo
nxiti kritika të ashpra dhe një debat mes dy palëve. Por, sipas Bushit,
festimet ishin normale.
“Natyrisht, ishte emocionuese të luanim kundër Kosovës, por
futbolli ka adrenalinë. Edhe kur luaj vetë kalçeto, kundër vëllait tim, unë
festoj nëse fitoj”, ka thënë trajneri i Shqipërisë U-21.
“Pra, nuk ka vend për paragjykime e diskutime, se pse e
festuam fitoren ndaj Kosovës. Ne nuk thamë asgjë për festimet e Kosovës, pasi
mundi Shqipërinë 3-0 në atë miqësore të luajtur në Zvicër. Kjo ishte hera e parë,
që nuk bëja tifo për Kosovën”.
“Natyrisht, doja të fitonte skuadra ime, por kjo nuk do të
thotë se jam kundër Kosovës. Ne kishim më shumë raste se Kosova. Shkonim me
pasime të shkurtra te porta e kundërshtarit, por njëkohësisht edhe duke përdorur
Brojën si pikë e fortë”.
Kjo humbje nënkupton se Kombëtarja dardane tani ngel një
pikë prapa vendit të dytë, Anglisë që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe
katër prapa lideres, Austrisë.
Shqipëria grumbullon pesë pikë tani dhe i afrohet Kosovës në
vetëm një pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Kosova do të jetë nikoqire e Shqipërisë në ndeshjen kthyese
në fillim të vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/