Paris, 17 tetor 2019 (POST) – Mediumet në Francë i kushtojnë vëmendje të madhe kundërshtimit të Parisit për fillim të negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me këtë rast duke shprehur mosmarrëveshje për pozitën e diplomacisë franceze dhe të shefit të shtetit Emanuel Makron, njoftoi korrespodenti i POST-s.
Gazeta parisiene “Le Mond” me titull “Franca dhe Holanda ua kanë mbyllur derën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë” shkruan se diplomatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në plan të parë e vendosin rrezikun nga destabilizimi i Evropës nëse anulohet fillimi i negociatave.
Gazeta përkujton se Parisi është i vetmuar në Bruksel lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe se Franca për këtë shkak iu nënshtrua kritikave të shumta.
“Euroaktiv” njofton se Franca “ka vendosur barrierë të zgjerimit evropian”, ndërsa servisi i “Euronjuz” në gjuhën franceze vlerëson se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të presin”.
Gazeta rajonale me tirazh më të madh në Francë “Uest Frans”, thekson se Ballkani ka marrë “erë të ftohtë nga Franca”, duke shtuar se Parisi “ka vendosur veto” për të vendet.
Radio kombëtare franceze “Frans Inter” në hyrje ashpër e kritikon pozitën e Qeverisë franceze, e cila sipas autorit është e kontestueshme. Në komentin pesëminutësh, autori Zhan Mark Fur tenton ta kuptojë dhe ta elaborojë pozitën franceze, e cila i duket “e pakuptueshme dhe diskutabile”. Që në fillim, ai thotë se në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme në Luksemburg ka pasur debat të ashpër dhe atë më së shumti për shkak të Parisit.
Ai më tej i shqyrton argumentet e Parisit, për të cilin shkak nuk dëshiron t’u japë datë për negociata të dy vendeve. Edhe pse, sipas “Frans Inter”, ato argumente janë të drejta dhe të qëndrueshme, megjithatë me to shkelet premtimi i dhënë nga Evropa dhe mosrespektimi i fjalës së dhënë. Fur në mënyrë të ilustruar sqaron se kjo është si “një ekipi që ka qenë i pari në ligën e dytë, t’i thuhet se nuk mund të hyjë në të parën”.
“Frans Inter” përkujton se Maqedonia e Veriut e ka ndryshuar edhe emrin e shtetit që të marrë fillim të negociatave, që ia ka garantuar shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini.
“Por, pasi Franca bllokon, gjithçka është e bllokuar”, vlerëson “Frans Inter”, duke paralajmëruar se me pozitën e tillë të Parisit, Ballkani u lihet partnerëve tjerë, si Kina, Rusia ose Turqia.
“Do të thotë, duke ndërmarrë rrezik që ta dëshpërojë Ballkanin, duke e marrë parasysh historinë e rajonit në zemrën e Evropës, ky është bast i dyshimtë (i presidentit Makron)”, përfunon komenti i radio servisit publik francez. .