Frizura të cilën po e bëjnë të gjithë, por kush e bëri e para?
Tashmë po vërehet një trend i ri tek personazhet e famshme, të gjitha po i bëjnë flokët me një stil të njëjtë për eventet e mëdha që kanë për të ndjekur.
Është kjo një frizurë e inspiruar nga kukullat Barbie të viteve të 90-ta, me flokët anash përpara dhe një bisht të kapur me kujdes.
E para që u shfaq me këtë frizurë ishte supermodelja Bella Hadid, e cila vendosi të dukej kështu për një paraqitje në mbrëmjen e madhe të muzikës në MTV, Video Music Awards.
Bella është dukur shumë e veçantë në atë natë, dhe nuk kaloi shumë ditë kur miliarderja Kylie Jenner vendosi ta provojë edhe ajo këtë frizurë, shkruan POST Express.
Madje, Kylie në foton gjatë përgatitjes shkruajti se për frizurë është inspiruar nga Bella Hadid.
Kylie është shfaqur me këtë frizurë në premierën e dokumentarit të ish-të dashurit, Travis Scott, bashkë me vajzën e saj, Stormi.
E trendi erdhi edhe tek të famshmet tona. Ishte Elita Rudi ajo e cila provoi t’i kapë flokët kështu, e duke i bashkangjitur edhe grimin e mrekullueshëm, Elitës i është përshtatur shumë kjo frizurë.
Ajo është rregulluar kështu për dasmën e kunatit të saj, Big Bang.
E së fundi edhe këngëtarja Nora Istrefi është shfaqur në një event të Vladrin Sahitit, me po këtë frizurë.
Ky trend tashmë ka filluar të pushtojë edhe Hollywood-in edhe skenën tonë dhe pritet të shohim edhe shumë gjatë ditëve në vazhdimisht, sidomos vajzat në Instagram./POST Express/