TIRANE, 13 tetor/POST/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti gjatë ditës së diel do të vijojë i kthjellët dhe me vranësira të pakta përgjatë maleve. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave parashikohet mjegull e përkohshme.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 10 m/sek në bregdet duke u shoqëruar me një valëzim 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 14/28 | Diell pak re |
Kukës | 12/23 | Diell pak re |
Lezhë | 14/28 | Diell pak re |
Dibër | 10/23 | Diell pak re |
Durrës | 15/29 | Diell pak re |
Tiranë | 17/30 | Diell pak re |
Elbasan | 17/31 | Diell pak re |
Berat | 14/31 | Diell pak re |
Vlorë | 17/30 | Diell pak re |
Korçë | 12/25 | Diell pak re |
Gjirokastër | 13/30 | Diell pak re |
Sarandë | 18/27 | Diell pak re |