Thiago Alcantara dëshiron t’i kalojë edhe shumë vite të tjera në Bayern Munich, pasi që spanjolli nuk dëshiroi të nxisë spekulime për karrierën e tij kur u pyet për të ardhmen me gjigantin gjerman.
28-vjeçari i ka kaluar gjashtë vjetët e fundit
të karrierës së tij në Allianz Arena. Ai ka dalë nga akademia e famshme e
Barcelonës, La Masia, dhe e kishte nisur karrierën e tij pikërisht me
katalonasit, transmeton Gazeta Express.
Shpeshherë është
sugjeruar se ai mund të kthehet te rrënjët e tij në Katalonjë në një pikë gjatë
karrierës së tij si futbollist profesionist.
Megjithatë,
futbollisti që i ka bërë më shumë sesa 200 paraqitje me Bayernin nuk e ka qëllim
të largohet nga Allianz Arena për momentin.
“Ndihem pjesë e këtij
klubi, unë mund të identifikohen plotësisht me këtë ide. Një lojtar nuk mund ta
ketë moto të luajë për 90 minuta dhe t’i interesojë vetëm kaq”, ka thënë Thiago
për faqen zyrtare të Bayernit.
“Unë gjithmonë them:
Bayerni është sikur një shtëpi e madhe ku të gjithë lidhen së bashku edhe më
shumë nën të njëjtën çati”.
“A do të qëndrojë këtu
edhe në të ardhmen? Të dyja palët duhet ta marrim këtë vendim. Ndihem mrekullueshëm,
familja ime është e lumtur. Cilësia e jetës në Munih është shumë e mirë, kështu
që pse jo?”. /Gazeta Express/