Policia ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona, pas protestës të banorëve tek “Unaza e Re” mbrëmjen e së premtes. Arrestimi i tyre është bërë pasi ata kanë bllokuar rrugën kryesore në këtë zonë. Ndaj të ndaluarve është ngritur akuza “Organizim i tubimeve të paligjshme”. Preh disa muajsh banorët e “Unazës së Re” ndodhen në protestë pasi kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre mbi të cilat do të zgjerohet rruga. Disa prej banesve janë ndertuar pa leje. Banorët mbështeten në protestë nga opozita.
BURIMI: www.rtsh.al