Cristiano
Ronaldo nuk po plaket, duket se po rinohet.
Kundër
Luksemburgut shënoi golin e 700 në karrierë. Shifra të frikshme që janë arritur
nga vetëm pak lojtarë ndër vite.
700
golat Cristiano i shënoi në 973 ndeshje, me fanellën e Sporting (5 në 31
paraqitje), te Manchester United (118 në 292), në Real Madrid (451 gola në 438
paraqitje), te Juventus (32 në 51 paraqitje) dhe me Kombëtaren e Portugalisë (94
në 161 paraqitje).
Objektivi
numër një i Ronaldos është që të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjithë kohëve
për Kombëtare. Ai ka aktualisht 94 gola, 15 më pak se më i miri në histori, Ali
Daei (109).
Objektivat
tjera të CR7 do të jenë; arritja e Josef Biscan që ka shënuar 805 gola në 530 ndeshje
(Sezonet 1928-56), Pele 779 në 842 paraqitje (1956-77), Romario 748 gola në 965
paraqitje (1985-09)- më afër të arritshëm janë Puskas 709 gola në 720 paraqitje
(1943-66), Gerd Müller 701 në 762 paraqitje (1962-83).
Messi, deri më tani ka shënuar 668 gola në 823 paraqitje dhe është dy vite më i ri se Ronaldo, raporton Gazeta Express.
Golashënuesit më të mirë në histori: