Lexime:
21
Një grup forcash speciale amerikane kanë qenë për një moment objekt i artilerisë turke në qytetin verior të Sirisë, Kobani.
“Newsweek” raporton duke iu referuar burimebe lokale se disa predha topash të Turqisë kanë rënë pranë formacioneve amerikane, raporton Albeu.com.
“Newsweek” nuk bën me dije nese ka ose jo viktima apo të plagosur. Megjithatë burime lokale të pakonfirmuara flasin për tre të plagosur.
Forcat amerikane sipas revistës nuk janë tërhequr ende plotësisht nga Siria pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të lartë të Pentagonit se do ta bënin.
Turqia vijon prej dy ditësh operacionin ushtarak kundër kuërdëve në veri të Sirisë duke theksuar se e bën këtë për te pastruar kufirin nga terroristët. /albeu.com/