Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate thotë se i dhemb ende që ekipi i tij i pësoi tre gola muajin e kaluar nga Kosova, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020
Trajneri
i Anglisë, Gareth Southgate nuk e ka harruar ende ndeshjen me Kosovën, e cila
ishte zhvilluar muajin e kaluar, në kuadër të fazës kualifikuese të Euro 2020,
shkruan Gazeta Express.
“Tre
Luanët” do të luajnë sonte me Republikën Çeke si mysafirë, ndërsa një fitore
eventuale e Anglisë do t’i kryente shumë punë Kosovës, në rrugëtimin e saj
drejt kualifikimit për në Euro 2020.
Anglia
e kishte mundur Kosovën me rezultat 5:3, por trajneri anglez e ka përjetuar rëndë
faktin se ekipi i tij i pësoi tre gola nga “Dardanët”.
“Njëra
prej vështirësive të punës është që ne po flasim për ndeshjen kundër Kosovës
dhe ne nuk ishim të kënaqur nga ajo lojë. Kështu, fituam 5:3, dhe kam qenë në
humor të keq për një muaj”, është shprehur trajneri anglez.
Kosova, edhe pse humbi, bëri paraqitje të madhe në Angli, duke shënuar tre gola, dy herë me Valon Berishën dhe një herë me Vedat Muriqin. /Gazeta Express/