Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të takohet me
Turqinë sonte në Stamboll, në një sfidë tepër të rëndësishme për të dyja ekipet
në kualifikimet për “Euro 2020”.
Shqipëria do t’i mbante gjallë shpresat për kualifikim vetëm me fitore ndaj Turqisë, shkruan Gazeta Express.
“Turqia ka lojtarë të rëndësishëm si Burak
Yılmaz apo Hakan Çalhanoglu dhe Tosun. Është e qartë se për një ndeshje të
madhe duhet të jemi në 100% të formës, pasi në të kundërt nuk evitojmë dot
humbjen”, ka thënë trajneri i Shqipërisë, Reja.
“Detyra jonë është të bëjmë një prezantim
dinjitoz. Përmes kësaj ndeshjeje do bëjmë vlerësime, do na japë disa përgjigje
që shpresoj se do jenë pozitive. Kemi ndryshuar disa lojtarë dhe pres
përmirësime të tjera. Nëse do të ndodhin, atëherë tregon se jemi në rrugën e
duhur” tha trajneri Reja, i cili dje i mbushi 74 vjet dhe u organizua një festë
në kampin kuq e zi.
Lojtarët dhe stafi i Kombëtares uruan teknikun italian për përvjetorin ndërsa mes fjalëve motivuese nga trajneri ishte dhe kërkesa për një dhuratë të vogël në ndeshjen ndaj Turqisë./GazetaExpress