Lexime:
29
Kanë nisur sulmet e ushtrisë turke në veri të Sirisë, në nëj kohë që mediat në vend transmetojnë pamje të asaj që po ndodh. Lajmin për nisjen e sulmeve e konfirmoi vetë presidenti turk Erdogan me një mesazh në profilin e tij Tuiter.
Turqia sulmon Sirinë. Lajmi është konfirmuar me një mesazh në Tuiter nga presidenti turk Erdoan, i cili shpjegoi se operacioni ushtarak turk kundër militantëve kurdë në veri lindje të vendit ka nisur. Disa shpërthime ndodhën në zonën siriane në kufirin Ras al-Ain. Mediat vendase transmetuan pamje të një reje të madhe tymi në pjesën siriane të kufirit.
Mëngjesin e të mërkurës Ankara bëri të ditur se ishte gati të niste ofensivën kundër militantëve kurdë duke thënë se ushtarët turq do të kalonin shumë shpejt kufirin. U dërguan përforcime, automjete të blinduara dhe tanke përgjatë kufirit.
Një strategji që ndjek deklaratën e tërhequr pjesërisht të presidentin amerikan Donald Tramp për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga vendi. Një lajm që destabilizoi sidomos kurdër e forcave siriane demokratike të cilat kanë luftuar kundër ISIS, të mbështetur deri para pak kohësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më parë autoritetet gjysëm autonome kurde në Siri kishin nisur një mobilizimi të përgjithshëm tri ditor për tu përballur me një ofensivë të mundshme turke duke u bërë apel banorëve në verilindje që të rezistojnë në këtë moment delikat historik. /ABC News Albania 24/7