Arta Nitaj ka filluar pushimet e javës së ditëlindjes në Dubai.
Aktorja dhe fotomodelja ka udhëtuar drejt Dubait bashkë me shoqe të saj.
Arta ka shkuar në këto pushime për të filluar festimet e ditëlindjes, të cilën e ka në plan ta festojë gjatë gjithë javës, shkruan POST Express.
Ajo tashmë ka filluar me postime nga vendi luksoz ku po qëndrojnë, e sigurisht se fotografitë në bikini nuk mungojnë.
Arta ka treguar se ka përzgjedhur Dubain për të kaluar këto pushime, përmes storieve të postuara në Instagram.
Ajo madje e ka postuar thuajse gjithë udhëtimin që nga fotoja me pasaporta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Arta Nitaj me mikeshat e saj po bëjnë vazhdimisht poza të ndryshme ndërsa pamja në vendin ku po qëndrojnë po duket shumë e bukur.
Arta ka udhëtuar pasi ka përfunduar procesi i zgjedhjeve në Kosovë, në të cilat edhe ajo ishte e përfshirë në këto zgjedhje.
Ajo është anëtarsuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo parti në këto zgjedhje shkoi në opozitë pasi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme dhe besimin e qytetarëve./POST Express/