
Shkup, 8 tetor 2019 (POST) – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve, për arsim, shkencë dhe sport dhe Komisioni ligjvënës juridik.
Pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve është Raporti për mbikëqyrjen ekzekutive në Agjencinë për siguri kombëtare.
Komisioni ligjvënës-juridik dhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do t’i shqyrtojnë propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për formimin e Fakultetit teknologjik-teknik dhe Fakultetin juridik në përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, si dhe të Ligjit për formimin e universitetit shtetëror “Goce Delçev” në Shtip, të dy me procedurë të shkurtuar. fb/