Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt i ka uruar suksese Milot Rashicës dhe Përfaqësueses së Kosovës
Milot Rashica mezi po e pret ndeshjen me Malin e Zi, e cila mund të jetë vendimtare për fatin e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti
kosovar mungoi në dy ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, në
kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Mirëpo,
ylli vushtrrias do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes për
duelin e 14 tetorit.
Nëse
“Dardanët” fitojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” të hënën që vjen, gjasat e tyre
për kualifikim në Evropian do të rriten dukshëm.
Dhe,
trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt i ka uruar sukses me Verdhekaltrit
lojtarit të tij më të rëndësishëm.
“Kjo lojë është gjithçka për Kosovën, lojtarët mund të bëhen heronj. Miloti e ka përpara lojën më të rëndësishme të jetës së tij me Kosovën”, ka thënë trajneri gjerman për tabloidin “Bild”.
Rashica
ëndërron të kualifikohet në Evropian me Kosovën, qoftë përmes kualifikimeve,
apo edhe nëpërmjet Ligës së Kombeve.
Mesfushori
ofanziv së fundmi e la prapa krahëve lëndimin dhe u rikthye furishëm duke
shënuar dy gola, ndaj Borussia Dortmundit dhe Eintracht Frankfurt.
Kosova
gjendet aktualisht në pozitën e tretë në Grupin A me 8 pikë, një më pak se
Republika Çeke, me të cilën do të luftojë për pozitën e dytë.
“Dardanët” do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore këtë të enjte me Gjibraltarin, ndërsa të hënën tjetër do të luajnë me Malin e Zi. /Gazeta Express/