E renditur në grupin
e 12-të për kualifikimet për Kampionatin evropian, Kombëtarja e Kosovës U17,
sot ka udhëtuar drejt Holandës, mikpritësit të ndeshjeve parakualifikuese të
këtij Evropiani.
Përveç me Holandën në këtë rreth Kombëtarja U17 do të
ballafaqohet edhe me Uellsin dhe Slloveninë.
Para udhëtimit përzgjedhësi i Kombëtares U17, Besnik Kollari u shpreh: “Jemi plotësisht të vetëdijshëm se në këtë rreth parakualifikues para vetes kemi rivalë të fortë e cilësorë, por kjo nuk do të thotë se ne udhëtojmë me flamur të bardhë”.
“Përkundrazi, djemtë janë të gatshëm të japin më të mirën e
mundshme dhe në çdo ndeshje do të hyjmë me seriozitetin maksimal për rezultate
të mira. Nuk ka skuadër të pamposhtur, secila ka anët pozitive dhe dobësitë e
saja, ndaj ne do të përpiqemi me përkushtimin më të madh të arrijmë të
kualifikohemi për rrethin tjetër në atë elitarë”.
Nesër, Kombëtarja e Kosovës U17 ballafaqohet me mikpritësin
Holandën prej orës 19.00. Kombëtarja U17 nga Prishtina udhëtoi me stafin dhe 6
futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve i bashkëngjitet nga vendet
tjera të Evropës.
Ndeshjet e Kombëtares
U17
Holanda – Kosova 09
tetor ora 19.00
Sllovenia – Kosova 12
tetor ora 13.00
Kosova – Uellsi
15 tetor ora 19.00
Lista e futbollistëve
1. Riad
Bytyqi (ShF Roni
19)
2.Januz Miftari (K.F Trepça 89)
3.Miran Kuqi
(Valarenga)
4.Ardi Morina
(FC Zurich)
5.Rigon Spahiu
(VFB Stuttgart)
6.Riad
Jashari (KF 2 Korriku)
7.Rejan
Thaqi (FC Lausanne)
8.Albin
Nishori (Hanover 96)
9.Andi Hoti
(FC Zurich)
10.Redon Qollaku
(KF Shkëndia)
11.Bleart Demi
(FC Rapperswil-Jona)
12.Diar
Halili (KF 2 Korriku)
13.Leart Tahiri
(BVB Borusia Dortmund)
14.Adonis Krasniqi
(Greuther Furth)
15.Rinor Pervetica
(Wuppertaler SV)
16.Elvis
Ahemeti (SHf Roni 19)
17.Dion
Berisha (FC Ausburg)
18.Granit Hana
(Jonkopings)
19.Bleron Ademi
(FC St Pauli)
20.Eduard Ibrahimi
(Arminia Bilefeld)