Shumë hakerë nuk prekin shfletuesit përtej shfrytëzimit të dobësive të tyre të sigurisë por një grup shkoi më tutje.
Kaspersky detajoi përpjekjet e një grupi Rus hakerësh quajtur Turla të cilët kanë arritur të modifikojnë Chome dhe Firefox për të gjurmuar trafikun e enkriptuar TLS të uebit.
Ekipi në fillim ka infektuar sistemet me një trojan të cilin e përdor për të modifikuar shfletuesit duke instaluar një certifikatë të hakerëve dhe injektuar sistemin e lidhjeve TLS.
Kështu ata mund të gjurmonin çdo veprim të TLS dhe gjurmuar në mënyrë aktive trafikun. Pse e kanë bërë këtë mbetet e paqartë. Kjo sepse hakerët mund të identifikohen lehtësisht e madje edhe motivet e tyre.
Turla besohet se punon nën mbikëqyrjen e qeverisë Ruse dhe objektivat e parë kanë qenë në Rusi dhe Bjellorusi.
Grupi është aq i sofistikuar saqë ka kompromentuar ofruesit e internetit në Evropën Lindore. Përpjekja e fundit mund të jetë bërë në drejtim të disidentëve dhe kundërshtarëve politikë duke përdorur një metodë e cila ndalohet me vështirësi. /PCWorld Albanian
Burimi: http://pcworld.al/