Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në emër të këtij subjekti janë hapur profile të rreme në rrjetet sociale, duke përhapur edhe lajme të pavërteta.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje qytetarëve që t’i injorojnë këto lajme, njofton arbresh.info
Po ashtu ajo ka thënë së këto probleme janë paraqitur edhe në polici
Posimi i plotë i Haxhiut:
Me gjasë nga paniku, po vërejmë vërshim të lajmeve të rreme kundrejt Lëvizjes tonë ose profile të rreme në emër të Lëvizjes.
Mos ju besoni, JU thjesht i injoroni.
Ndërsa departamenti jonë për çështje ligjore po i paraqet në polici.
Burimi: http://www.arbresh.info