Trajneri i Gjibraltarit, Julio Ribas ka
publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme kundër Kosovës dhe
Gjeorgjisë.
Ndeshjen me Kosovën, kombëtarja e Gjibraltarit
do ta zhvillojë më 10 tetor, e enjte me fillim nga ora 18:00 në stadiumin
“Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje do të jetë miqësore para përballjes “jetike” të Kosovës ndaj Malit të Zi më 14 tetor në Prishtinë.