Matthijs
de Ligt pret ndeshje të vështirë të dielën mbrëma kur të takohen Juventusi me
Interin.
Mbrojtësi
i ri i “Zonjës së Vjetër” është i lumtur që do të ketë punë me një lojtar të
kalibrit të Romelu Lukakus, derisa ka kërkuar nga shokët e skuadrës të jenë të
përqendruar kundër Interit në super formë.
“Jam i ngazëllyer që do të luajë kundër Lukakut, por është ndeshje Inter kundër Juve, e jo De Ligt kundër Lukaku”, tha mbrojtësi i ri holandez.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, Interi është ekip i shkëlqyer, por edhe ne jemi gjithashtu. Po përmirësohemi ditë pas dite si ekip dhe unë personalisht po ndihem më mirë e më mirë gjithashtu”. /Gazeta Express/