Marcelo
s’do të luajë nesër kundër Granadas.
Përvec
Nachos, që ka dëmtuar ligamentet dhe do të mungojë 2-3 muaj, as Marcelo s’do të
jetë gati për sfidën e nesërme në “Santiago Bernabeu”, që Real Madridi do ta
zhvillojë me Granadën.
Marcelo
u inkuadrua në pjesën e dytë në barazimin 2-2 me Clube Brugge për shkak të dëmtimit
të Nachos, por duket se nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe për këtë nuk është
stërvitur në ditët e fundit me ekipin.
Ai
nuk është duke u stërvitur as në këto momente, e fundit para ndeshjes me Granadën,
që renditet e dyta në La Liga, vetëm një pikë prapa Realit.
Përveç
Marcelos, Zinedine ZIdane nuk e ka të gatshëm mbrojtësin tjetër të majtë,
Ferland Mendy, çka do të thotë se Odriozola ose Militao mund të luajnë në atë
pozitë. /Gazeta Express/