Njeriu që
ndihmoi kalimin e Kalidou Koulibaly në Napoli më 2014 ka thënë se “është turp
[pse ai ende nuk ka shkuar në një klub më të madh europian”
Dirk Degraen ishte drejtor sportiv i Genk kur
Koulibaly u largua nga kampionët belg për në Napoli dhe mbrojtësi do të përballet
me ish punëdhënësit e ti në Ligën e Kampionëve këtë mbrëmje.
“Marrëveshja arriti 10 milionë me bonuse”, tha
ai për Sky Sport Italia.
“Ishte një marrëveshje e mirë për De
Laurentiis. Në atë kohë ai fitonte vetëm 1500 euro në muaj”.
“Ne u takuam dje dhe kaluam 45 minuta bashkë për
një pije. Mendoj se ai është njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë. Është turp
që ai ende nuk e ka marrë një jap për t’ju bashkuar ndonjë klubi me të madh
europian. Mendoj se është vështirë që ta blejë atë ndonjë klub i tillë dhe
krejt kjo shkaku i De Laurentiis”.