Këngëtarja shumë e njohur amerikane, Cassie, ka zbuluar së fundmi se është në pritje të ëmbël.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Alex Fine, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.
Ditën e sotme, 33-vjeçarja ka treguar se është zgjuar me një letër të veçantë nga bashkëshorti, i cili i shkruan: “Nuk ka asgjë në botë që mund të dua më shumë se sa ty. E adhuroj të zgjohem pranë mikes time të jetës çdo mëngjes. E ndjej mungesën tënde që tani. Të dua, bashkëshorti jot”.
Këngëtarja u martua me 26-vjeçarin, i cili është trajneri i saj personal, pak ditë më parë në fshehtësi të plotë dhe mediat arritën të siguronin vetëm një foto nga ceremonia private në Malibu.