
Tetovë, 2 tetor 2019 (POST) – Në Galarinë artistike deri më 11 tetor do të ekspozohen 30 fotografi artistike nga autorja Akime Nasufi Rexhepi, në kuadër të ekspozitës së saj të parë të pavarur.
“Janë ekspozuar fotografi artistike të peizazhit, imagjinatë dhe kolorit të Akime Nasufi Rexhepi të përpunuara në akril të pëlhurës. Motiv dominues është peizazhi me tonet e errëta, por nuk i shmang edhe nuancat e ngrohta të koloritit. Ata e përfaqësojnë subjektivitetin individual dhe na tregon se peizazhi nuk duhet të jetë vetëm agim ose perëndim”, deklaroi Miftar Memeti, profesor në Fakultetin për art figurativ në Universitetin e Tetovës në hapjen e ekspozitës.
Akime Nasufi Rexhepi ka lindur në vitin 1980 në Strugë. Ka diplomuar në Fakultetin për art figurativ në Universitetin e Tetovës, dega grafikë. Ajo jeton dhe punon si profesoreshë e edukatës figurative në Kumanovë, Deri më tani është përfaqësuar në disa ekspozita grupore, koloni figurative dhe simpoziume. as/.