WhatsApp është duke zhvilluar një funksion të ri e të cilin mund të dërgoni mesazhe që vetëshkatërrohen pas një periudhe kohore.
Mesazhet e reja filluan të shfaqen në versionin 2.19.2 të aplikacionit Android dhe ende nuk janë të gatshme për të gjithë testuesit e versioneve beta.
Mesazhet që fshihen vetë mund të jenë shumë të dobishme për këdo që dëshiron të dërgojë një informacion sensitiv të cilin nuk duan të jetë përgjithnjë i disponueshëm.
Ky funksion përdoret në aplikacionin Telegram përmes funksionit Secret Chats. Gmail shtoi një funksion të ngjashëm me ridizajnimin vitin e kaluar.
Aktualisht implementimi i WhatsApp duket shumë më bazik dhe mbase sepse është në fazat e para të zhvillimit.
Detajet se kur do të debutojë mungojnë megjithatë premtimi për më shumë siguri në aplikacionin më popullor në botë të komunikimit është i mirëpritur. /PCWorld Albanian
Burimi: http://pcworld.al/