Shkup, 30 shtator 2019 (POST) – Në Qendrën për vlerësim funksional dhe mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve filloi të zbatohet model i ri i vlerësimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara – MKF, i cili mundëson analizë të potencialit të fëmijës dheç’farë mund të arrijë, por edhe cilat janë pengesat në mes të cilat i krijojnë barriera, ta arrijë potencialin e tij të tërësishëm.
“Kjo Qendër për herë të parë në shtet është vendosur në hapësirat e vjetra të Shtëpisë “11 Tetori”. Për herë të parë fillon vlerësimi funksional i fëmijëve me zhvillim atipik ose me aftësi të kufizuara të caktuara, në drejtim të asaj se çka mund të bëjnë dhe si shoqëria duhet t’i mbështesë dhe çka duhet të bëjë çdo institucion që ato ta arrijnë maksimumin e mundësive të tyre. Me atë japim mundësi për inkluzion të vërtetë ose përfshirje të këtyre fëmijëve dhe personave në shoqërinë tonë”, deklaroi gjatë vizitës së sotme të Qendrës ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, siç potencoi Carovska, ka bërë shumë për rishqyrtim të atyre fëmijëve që ishin në shkolla speciale, tani të shkojnë në shkolla të regullta përmes këtij lloji të vlerësimit.
Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, inkluzioni i fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore është prioritet i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve.
“Për atë ndërmorëm hapa të guximshëm, siç është sjellja e ligjit të ri për arsim fillor dhe ku parashikuam hapa konkret veçanërisht në pjesën e asaj se nga viti shkollor 2022-2023 të gjithë fëmijët do të regjistrohen në shkolla të regullta”, tha Ademi.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa potencoi se nga fillimi në mënyrë intensive angazhohen për plotësimin e pjesës së tyre të angazhimit të kuadrove dhe personave profesional në ekip, këto fëmijë në mënyrën më normale të përfshihen me fëmijët tjerë në shoqëri.
Ambasadorja britanike në Maqedoninë e Veriut, Rejçëll Galovej, sërish, thotë se sektori i fuqishëm social është punë vitale për të gjitha vendet tona, siç i arsimojmë dhe edukojmë fëmijët tanë të bashkangjiten në shoqëri, duke shtuar se Qendra i mbështet edhe fëmijët po edhe familjet e tyre.
Sipas përfaqësuesit të UNICEF Benxhamin Perks ky model i punës është i rëndësishëm për shkak të asaj që prindërit përfshihen në bisedë me psikologun, punonjësin social, edukatorin special, pediatrin dhe prindin është pjesë e partneritetit të barabartë me këto persona profesional.