Modric
është rikuperuar dhe është ftuar për derbin e sotmën që Reali e zhvillon me
Atleticon.
Dalëngadalë
Zinedine Zidane po e kompleton skuadrën.
I
fundit që është kthyer për të luajtur është mesfushori, Luka Modric.
Ai është
në mesin e 19 futbollistëve të ftuar për derbin me Atletico Madridin.
Edhe
Isco dhe Marcelo kanë lënë prapa dëmtimet dhe janë stërvitur të premten me
ekipin, por Zidane nuk dëshiron të rrezikojë me ta derisa të rikuperohen plotësisht.
Për arsye teknike, jashtë kanë mbetur Odriozola, Mariano Diaz dhe Brahim Diaz, kurse Marco Asensio dhe Ferland Mendy janë të dëmtuar. /Gazeta Express/
📝 ¡Nuestros 19 convocados para el partido contra el @Atleti! #RMDerbi | #HalaMadrid pic.twitter.com/04oUTDItcB
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) September 28, 2019