Dy shtatëshe
do të përballen me njëri tjetrin sonte në “Wanda Metropolitano”.
E
gjithë vëmendja në derbin e Madridit pritet të jetë sonte te Joao Felix i
Atletico Madridit e Eden Hazard i Real Madridit.
Lojtarët
në fjalë zëvendësuan Antoine Griezmannin, respektivisht Cristiano Ronaldon,
duke marrë numrat e tyre dhe sonte do të tentojnë të lënë gjurmë në derbin e
Madridit.
João
Félix Sequeira (19 vjet) dhe Eden Michael Hazard (28) gjithashtu do të tentojnë
të bëjnë atë që dikur bënin nëpër derbi Fernando Torres dhe Raúl (shtatëshe
tjera).
Joao
tashmë e di ndjenjën e të shënuarit në derbi, edhe pse ishte vetëm miqësore.
Lojtari
që është blerë për 127 milionë euro shënoi kundër Realit në miqësoren që u
zhvillua në Amerikë, derisa Hazard vazhdon të luftojë për të gjetur më të mirën.
Në 6
ndeshje deri më tani në La Liga, Joao ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar një
asist, derisa 100 milionëshi, Hazard, vazhdon të kërkojë golin e parë me Los
Blancos dhe do të tentojë të gjejë sonte në derbin e Madridit.
Zidane
ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e Hazardit në fitoren 1-0 kundër
Sevillas dhe ka besim te Eden se edhe sonte do të dhurojë atë që presin të
gjithë. /Gazeta Express/