Rashica
mund të zbresë në fushë nga minuta e parë të shtunën kundër Borussia
Dortmundit.
Talenti
i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e ka lënë prapa lëndimin që e mbajti
jashtë edhe për ndeshjet e “Dardanëve” në shtator.
Ai u
kthye të jetë në stol kundër RasenBallsport Leipzig, por Florian Kohfeldt
vendosi që të mos i jap minuta dhe sipas tij, ishte vendim pozitiv.
Edhe
pse s’ka luajtur asnjë minutë pas kthimit nga dëmtimi, Rashica është kandidatë
serioz ta nisë nga fillimi sfidën e sotme kundër Dortmundit.
“Ishte
vendim i mençur”, tha Florian Kohfeldt për mos aktivizimin e 22-vjeçarit kundër
Leipzig.
“Ai
s’ka pasur asnjë problem gjatë gjithë javës dhe definitivisht është kandidatë për
të qenë në 11-she, për të startuar”.
Sfida mes Dortmundit dhe Werderit zhvillohet sonte nga ora 18:30. /Gazeta Express/