Ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po e
shijon në maksimum romancën e saj me vëllanë e motrave Hadid, Anwar Hadid.
Dyshja shfaqen pothuajse në çdo event së
bashku, teksa u tha së fundmi se kanë marrë edhe apartament me qira në New
York.
Këto ditë, Dua dhe Anwar kanë qëndruar Londër, për të ndjekur nga afër Javën e Modës në kryeqytetin britanik.
Teksa po shijojnë qëndrimin në qytetin ku Dua
u lind e u rrit, çifti nuk po hezitojnë që t’i ndajnë me fansat e tyre në
rrjetet sociale, disa fotografi nga çastet e ëmbla që po shijojnë së bashku.
Ka qenë Dua së fundmi, ajo e cila ka publikuar
për fansat e saj në Instagram një fotografi nga shtrati, ku tregon se si i
dashuri i saj ia ka shtrënguar faqet.
Duket marrë një pamje tejet të lezetshme,
24-vjeçarja e bën të ditur në mbishkrimin e footgrafisë se kjo është dukja e
saj reale.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga fansat në
hapësirën për komente nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë
komplimentuar dyshen për harmoninë në çift.