Simeone
nuk ka dashur të flasë asgjë lidhur me dënimin e Barcelonës me 300 për transferimin
e Antoine Griezmann.
Barcelona
është dënuar me 300 euro për nisjen e bisedimeve me Antoine Griezmann sa ishte
ende në kontratë me Atletico Madridi.
Natyrisht,
kjo shumë është qesharake sepse Atletico kërkon edhe 80 milionë euro nga Barça
për thyerjen e rregullave.
I irrituar
me vendimin e marrë dhe çmimin qesharak prej 300 eurove është edhe Simeone.
Ai ka
injoruar pyetjen për 300 euro dënim për Griezmann, duke u përgjigjur krejtësisht
diçka tjetër: “Real Madridi ka ekip me futbollistë shumë të mirë. Bale po
rritet, Hazard ka kualitete fantastike…”. /Gazeta Express/