Shkolla e Futbollit SARAJ sot ka prezantuar logon e re. Kryesia e këtij klubi ditë më parë morri këtë vendim nën arsyetimin se ajo nuk përmbante elemente përmes të cilave identifikohej klubi në fjalë.
Ideatori i logos së se, Demir Gajni thotë se në këtë logo të FC SARAJ janë ngërthyer disa elemente që identifikojnë Sarajin si vendbanim dhe që përmes saj Gajni theks të veçant i ka dhënë Urës së Hekurit që edhe njihet si simboli i Sarajit.
“Kjo është logoja e re e KF SARAJ, është simboli përmes të cilit do të identifikohen futbollistët e Shkollës së Futbollit Saraj. Siç mund të shihni në këtë Logo janë ngërthyer dy ngjyra, e kaltërta dhe e bardha. Me këto dy ngjyra do të jenë edhe fanellat e reja të KF Saraj të cilat së shpejti do ti prezantojmë. Ndërkohë elementet të cilat i ngërthen në vete kjo Logo në një far forme na identifikojnë ne si KF Saraj por identifikojnë dhe Komunën e Sarajit. Në brendinë e Logës vërehet një hartë, që në fakt është territori i Komunës së Sarajit, që përbëhet nga gjithsejtë 24 vendbanime. Jo rastësisht e kemi vendosur këtë hartë, sepse përmes kësaj përcjellim mesazhin se dyert e klubit janë të hapura për të gjithë fëmijët nga të gjitha vendbanimet e Sarajit por dhe më gjerë. Yjet gjithashtu janë 24, që nënkupton se çdo vendbanimi i përket një yll. Ndërkohë kjo në mes është ura, Ura e Hekurit e Sarajit, që për ne paraqet simbolin përmes të cilit identifikohet Saraji në tërësi”, deklaroi ideatori i Logos, Demir Gajni.
Në këtë logo sipas ideatorit Gajni, janë përfshirë edhe dy lumenjtë që rrjedhin në territorin e Komunës së Sarajit dhe bashkohen pikërisht në vendbanimin Saraj, në Qendrën Rekreative Sportive, aty ku edhe FC SARAJ i zhvillon stërvitjet.
“Dy vijat që i bashkon topi i futbollit, paraqesin dy lumenjtë që rrjedhin në territorin e Komunës së Sarajit, Lumi Vardar dhe Lumi Treska që bashkohen pikërisht këtu, në Saraj. Kjo është sa i përket Logos së re të FC Saraj, urojmë që futbollistët e këtij klubi ta gëzojnë këtë logo dhe ne të na bëjnë të ndihemi krenarë”, tha në fund Demir Gajni.
Burimi: MEDIAL.MK