Manchester United ka kaluar në rundin e katërt të Kupës së Ligës së Anglisë, duke i shpëtuar për pak turpërimi nga Rochdale, klubi i nivelit të katërt të futbollit anglez.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer barazoi 1:1 me
Rochdale në kohën e rregullt të ndeshjes së rundit të tretë të mërkurën në Old
Trafford dhe e arriti kualifikimin vetëm falë penalltive 5:3, raporton Gazeta
Express.
“Djajve të kuq” iu desh të prisnin gjatë për
ta shënuar golin e parë dhe të vetëm në këtë takim. Jesse Lingard e shërbeu me
një pasim të thjeshtë të riun Mason Greenwood, i cili realizoi në minutën e
68-të.
Por, një çerek para fundit të takimit, Luke
Matheson shënoi për Rochdale dhe e barazoi rezultatin në 1:1, duke e çuar
ndeshjen në penallti.
Jimmy Keohane e humbi penalltinë për skuadrën
e League One, derisa lojtarët e Unitedit, Juan Mata, Andrea Pereira, Dred,
Greedwood dhe Daniel James ishin të saktë dhe e dërguan skuadrën e Solskjaer në
rundin e katërt. /Gazeta Express/