Juventusi e ka mundur Brescian me rikthim, pasi e kishte gjetur veten në disavantazh herët në ndeshje, dhe e merr kryesimin e Serie A të paktën përkohësisht.
Një autogol i Jhon Chancellor dhe një supergol
i Miralem Pjanic e kompletuar rikthimin e Juventusit, që e kishte gjetur veten
në disavantazh pas golit të hershëm të Alfredo Donnarummas, raporton Gazeta
Express.
Kjo është fitorja e katërt në pesë ndeshjet e
para në sezonin e ri për skuadrën e Maurizio Sarrit, e cila tani grumbullon 13
pikë në vendin e parë, një më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të
zhvilluar.
Kampioni në fuqi, që në këtë ndeshje ishte pa
Cristiano Ronaldon që u pushua për shkak të lodhjes muskulore, u trondit qysh në
fillim të takimit kur Donnarumma shënoi një gol të bukur nga brendia e zonës në
minutën e 4-të.
Pesë minuta para fundit, Chacellor shënoi në
portën e vet në tentim për ta larguar topin me kokë dhe e riktheu Juven në lojë.
Miralem Pjanic në minutën e 63-të e kaloi
Juventusin në epërsi me golin që doli të ishte i tri pikëve, kur goditi me
vollei një top të kthyer nga muri mbrojtës i Brescias.
Në ndeshjen e ardhshme në fundjavë, Juve e
pret Spalin. /Gazeta Express/