Antonio Conte e ka sulmuar shtypin italian duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe pakënaqësive, para ndeshjes së Interit kundër Lazios në Serie A të mërkurën mbrëma.
Interi përballet me rivalin e moçëm,
Juventusin, në derbin italian më 6 tetor, dhe tashmë mediat kanë shkruar se
Conte do të pritet në mënyrë armiqësore kundër ish-klubit, transmeton Gazeta
Express.
Conte tha të martën në një konferencë për
media se ndihet i tronditur me shkrimet për të dhe ish-klubin e tij.
“I kam lexuar disa lajme për ndeshjen mes
Interit dhe Juventusit si një takim ku mua do të më ofendojnë shumë. Jam i
tronditur sepse kushdo që i shkruan këto duhet të ketë më shumë ndërgjegje dhe
të kuptojë se çka shkakton provokime dhe se çfarë ndjenjash iu ngjallin
lexuesve”, tha Conte.
“Sikur të isha redaktor i gazetës, do t’i
shqelmoja në prapanicë. Kushdo që i shkruan dhe i lëshon këto gjera duhet të
marrë përgjegjësi shtesë sepse sot çdo gjë publikohet në rrjetet sociale dhe
kjo ndjell urrejtje dhe pakënaqësi”, shtoi ai. /Gazeta Express/