SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë

October 9, 2026
1 min read

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur sanksione të reja ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke paralajmëruar masa që synojnë kufizimin e funksionimit të këtij institucioni ndërkombëtar të drejtësisë.

Vendimi u bë publik të premten dhe shënon një përshkallëzim të presionit të Uashingtonit ndaj gjykatës, e cila ka qenë në shënjestër të administratës Trump për shkak të hetimeve dhe procedurave kundër zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se presidenti Trump nuk do të lejojë që Gjykata Penale Ndërkombëtare të ndjekë penalisht shtetasit amerikanë.

“Do t’i ndalojmë transaksionet me këtë gjykatë që vepron jashtë rregullave, do t’ia heqim burimet dhe do ta paralizojmë aftësinë e saj për të funksionuar”, deklaroi Rubio.

Sanksionet e reja mund të prekin jo vetëm zyrtarët e gjykatës, por edhe kompanitë që ofrojnë shërbime për të, duke përfshirë shërbimet financiare, sigurimet dhe teknologjinë, shkruan reuters.

Nga ana tjetër, zëvendësprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Nazhat Shameem Khan, i dënoi masat amerikane, duke thënë se ato synojnë të minojnë sundimin e ligjit ndërkombëtar dhe pavarësinë e një institucioni gjyqësor.

Ajo theksoi se gjykata do të vazhdojë punën në të gjitha çështjet, hetimet dhe procedurat penale, pavarësisht presionit.

Përplasjet mes Uashingtonit dhe gjykatës janë intensifikuar pas lëshimit të fletarrestimeve ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.

SHBA-ja gjithashtu ka kundërshtuar hetimet e mëparshme të gjykatës për veprimet e pjesëtarëve të ushtrisë amerikane në Afganistan.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, e themeluar më 2002, ka mandat për të ndjekur penalisht personat përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të saj.

Ndërkohë, institucioni po shqyrton masa për të zvogëluar ndikimin e sanksioneve, përfshirë ndryshimin e disa shërbimeve teknologjike dhe sigurimin e alternativave për shërbimet bankare.

Përplasja e fundit ngre shqetësime për ndikimin e presionit politik mbi drejtësinë ndërkombëtare dhe aftësinë e institucioneve gjyqësore për të vepruar në mënyrë të pavarur.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Миовски со порака по лошите резултати: „Можеме и мораме повеќе!“

Следно

Израел бесен поради Нобеловата награда за мир: „Јозеф Гебелс аплаудира од пеколот“

Latest from Blog

Тоневски: Пробиштип продолжува со вложувања во комуналната инфраструктура

Во населбата Драч во селото Ратавица се изведуваат градежни работи за изградба на два канализациски крака, информира градоначалникот на Општина Пробиштип, Тони Тоневски. Проектот се финансира со средства од Министерството за транспорт,

Божиновска: Македонија активно ги следи глобалните процеси за енергетска транзиција

Министерката за енергетика, рударство и минерални суровини, Сања Божиновска, ќе биде дел од државната делегација на Република Северна Македонија, предводена од претседателката Гордана Сиљановска-Давкова, која од 10 до 13 ноември 2026 година

Николоски: Го зајакнуваме стратешкото партнерство со Обединетото Кралство

Заменик  претседателот на Владата, Александар Николоски денеска оствари работна средба со новоименуваната амбасадорка на Обединетото Кралство, Маја Сивањанам. Во фокусот на средбата беше стратешкото партнерство меѓу Македонија и Обединетото Кралство, унапредување на

По примерот на ЕУ и Велика Британија, дали Македонија ќе отвори пат за стратешки рударски проекти?

Велика Британија треба да го следи примерот на Европската Унија и да воведе модел за означување и поддршка на стратешки рударски проекти, оценува парламентарната Комисија за бизнис, иновации, наука и трговија. Во

ВЛЕН: Владината коалиција е стабилна, продолжуваме со исполнување на ветувањата

Централното претседателство на ВЛЕН одржа редовна седница на која беа разгледани актуелните политички случувања и беа потврдени приоритетите на коалицијата за претстојниот период. Од ВЛЕН порачуваат дека остануваат посветени на реализацијата на
Go toTop